Gazetari tregon cili është kapo i krimit të organizuar në veri të Kosovës
Gazetari Blerim Gashi tregoi në një intervistë për Euronews Albania se nënkryetari i subjektit politik Lista Serbe është “kapo” i krimit të organizuar në veri.
Sipas tij, ai është në krye të bandave që kërcënojnë qytetarët e thjeshtë.
“Në veri nuk ka dalje të komunitetit serb. Qytetarëve të Republikës së Kosovës, jo për arsye të padëgjueshmërisë ndaj institucioneve kosovare, por kryesisht për shkak të shantazhit, frikës, intimidimit të bërë, edhe pengesave të ndryshme që bandat e organizuara të ekstremistëve civilë të cilët sillen rreth qendrave të votimit dhe kërcënojnë, shantazhojnë dhe intimidojnë qytetarët e thjeshtë të zënë peng nga këto banda para politike të atij zotërisë që është në listë të zezë, por që është nënkryetari i listës serbe
Milan Radojiçiç jo vetëm që është në listën e zezë amerikane dhe britanike, por është i tëri i zi. Është një kapo i krimit të organizuar në veri,” – deklaroi Gashi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit