Këlliçi premton nënkalim te sheshi “Skënderbej”, aktivisti: Është shpërdorim parash
Aktivisti Jani Marka, i cili është edhe pjesë e partisë më të re “Lëvizja Bashkë”, ishte këtë të premte në Euronews Albania për të diskutuar rreth premtimeve elektorale të kandidatëve për kryebashkiak në qytetin e Tiranës.
Duke analizuar premtimet e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi, Merka tha se paratë publike nuk duhen shpërdoruar paratë publike, për vepra të cilat janë bërë më parë, aktivisti e tha këtë pasi Këlliçi ka premtuar mes të tjerave një nënkalim në sheshin “Skënderbej”.
“Jemi kampion për të shpërdoruar para publike. Unë e kam vëzhguar qytetin e Tiranës, bëhet një mbikalim te Zogu i Zi vjen pala tjetër e prish, bëhet model sheshi “Skënderbej”, vjen pala tjetër e prishim a thua ne jemi Norvegjia e kemi para pa fund e nuk dimë se ku t’i shpenzojmë.
Duhet shumë kujdes me mënyrën se si shpenzohen paratë publike që vijnë nga taksat e qytetarëve dhe nga zhvillimi i vendit. Unë nuk jam urbanist dhe inxhinier që t’i bëja një oponenc këtij propozimi, por në parim do bëja shumë kujdes me prishjet e gjërave ekzistuese që janë rindërtuar vitet e shkuar”,-tha Jani Marka.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West