Shqipëria rikthen regjimin e vizave për shtetasit rusë
Shqipëria vendos të anulojë hyrjen pa viza për shtetasit rus gjatë sezonit veror. Në listën e publikuar nga Këshilli i Ministrave është hequr emri i Rusisë për shtetasit e atyre vende që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Shqipëri gjatë periudhës 1 maj deri më 30 shtator.
Ky vendim merret pak javë përpara nisjes së sezonit turistik.
Një vit më parë kjo temë shkaktoi debate në politikën shqiptare, pasi kryeministri Edi Rama refuzoi kërkesën e homologut ukrainas, Volodimir Zelenski, për të ndaluar hyrjen e rusëve. Kërkesë e cila u përsërit edhe nga politikanë të opozitës. Megjithatë, Rama deklaroi se vendimi do ishte në të njëjtën linjë me Bashkimin Europian.
Gjithsesi, qeveria shqiptare ka vendosur të ashpërsojë së fundmi qëndrimin, duke ndaluar hyrjen pa vizë të rusëve në Shqipëri. Pritet të shihet impakti që do të ketë vendimi tek turizmi në vend, ndërkohë që vitin e kaluar vendin tonë e vizituan mbi 30 mijë shtetas rusë.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve