Alibeaj në Patos: Trinomi Rama, Berisha, Meta i kanë zënë frymën popullit që nga ‘98
Kreu i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj prezantoi këtë të shtunë kandidatin për bashkinë e Patosit. Ndër të tjera ai tha se popullit i është marrë fryma nga trinomi Berisha, Meta, Rama të cilët rrinë në pushtet se janë në marrëveshje me njëri-tjetrin.
“Sot jemi pikërisht në këtë test, për të krijuar një alternativë jashtë treshes së vjetër të dinosaurëve të politikës. Ka që në vitin 1998 Edi Rama në pushtet pa zbritur nga karrigia. Vetëm 1 vit ra nga Bashkia Tiranë, për 1 vit e pak erdhi Kryeministër. Nga ’98-2023.
Ka nga ’90 në mos më tepër Sali Berisha që është në politikë aktive. Dy herë President, dy herë Kryeministër, po kaq ka Ilir Metaj. Popull që s’paska fare kreativitet për të nxjerrë figura të reja politike ose për të krijuar një proces të qarkullimit të elitave? Jo, e ka nevojën, e ka dëshirën, e ka potencialin, thjesht dhe vetëm i është zënë fryma nga këta tre njerëz të cilët vazhdojnë dhe mbijetojnë e deri më sot mbijetojnë për shkak se janë në një marrëveshje me njëri-tjetrin”,-u shpreh Enkelejd Alibeaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh