A u dëmtua KZAZ në Kavajë? Deputeti i PS zbardh detajet
Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj tha në një intervistë për Euronews Albania se dëmtimi i derës së shkollës në Kavajë që shërben si KZAZ është një incident lidhet vetëm me shkollën.
Xhafaj sqaroi se në asnjë nga KZAZ-të në të 61 bashkitë, përfshirë atë në Kavajë, nuk ka materiale komprometuese që mund të dëmtonin procesin zgjedhor.
“Materiale zgjedhore aktualisht nuk ka në asnjë KZAZ në të 61 bashkitë dhe duke qenë se nuk janë administruar, të vetmet materiale në KAZA janë vendimet e KZAZ dhe listat e komisionerëve. Në KZAZ në Kavajë ka pasur një thyerje të asaj shkolle palestra e të cilës shërben si KZAZ. Dje kam qenë prezent edhe vete, unë nuk kam hyrë, por anëtarë e KZAZ për PS dhe kanë bërë verifikimet me policinë se nuk ka pasur asnjë ndërhyrje në asnjë nga vendimet e deritanishme. Ka qenë një akt vandalizmi që policia po e heton, ka qenë akt vandalizmi për shkollën duke qenë se nuk ka asnjë material që mund të ketë lidhje me zgjedhjet. Ka materiale filmike ndaj përgjegjësit e aktit të vandalizmit ndaj shkollës do gjenden”, sqaroi Xhafaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë