Tritoli në Shkodër dhe vrasja e Nikulaj, Balla: Sekretet hetimore po dalin në media
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla tha në një intervistë për Euronews Albania se duhet të shikohet seriozisht fakti që prokuroria dhe policia nuk kanë asnjë sekret hetimor.
Duke folur për vrasjen e Shëngjinit, ku u ekzekutua Ardian Nikulaj, u shpreh se fakti që gjithçka, çdo krim shfaqet së pari në media është e papranueshme dhe ndikon jo vetëm në gjendjen shpirtërore të familjarëve të viktimës,
“Unë mendoj se kjo është një ngjarje tepër e rëndë, kriminale, e cila duhet hetuar. Shpresoj që nga informacioni që është bërë edhe publike këtu kam një kërkesë për të gjithë ata që janë pjesë e hetimit, policia dhe prokuroria.
Kjo historia që çdo element i hetimit del më parë në media, publikohen ato pamjet e rënda të cilat jo vetëm rëndojnë gënjen shpirtërore dhe psikologjike të familjes por të çdo familje shqiptare. Unë nuk e kuptoj se si kjo polici dhe kjo prokurori , nuk ka në asnjë lloj sekreti hetimor. Kjo është diçka që duhet të merret seriozisht. Ajo që dua të them është ju lutem mos përgojoni të vdekurit, shpirti i kujtdo që ndahet ngajeta u preftë në paqe!”,-tha Taulan Balla.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut