“Vrasësi i Nikualj lëvizi 17 km dhe s’u ndalua”, Gazetari: Ku mund të jetë larguar
Gazetari Eklier Bushkolaj tha në një intervistë për Euronews Albania, se organizimi i policisë pas vrasjes në Shëngjin nuk ka qenë i duhuri, pasi siç tha ai ekzekutuesi i Ardian Nikualjt ka lëvizur për 17 kilometra me skuter, mjet që është lehtësisht i kapshëm nga makinate policisë.
Gjithashtu gazetari tha se gjurmët e autorit kanë nisur të zhduken në Balldren, ndërsa mendohet se është larguar nga Vau i Dejës me një foristradë.
“Largimi me një motor të vogël mjet skuter është për të shpërqendruar vëmendjen e policisë. ajo që më bën përshtypje është organizimi i policisë pas ngjarjes.
Po flasim për një zonë si Shëngjini e cila ka vetëm një rrugë kryesore hyrje-dalje, pasi rrugët e tjera janë rrugë qorre. Ai me atë motor ka shkuar nga Shëngjini në Lezhë që është 7 kilometra dhe më pas nga Lezha deri në Balldren që është po 7 kilometra, pra ka bërë 14 kilometra rrugë me një mjet lehtësisht të kapshëm qoftë nga një makinë të thjeshtë policie dhe nuk është hasur askund dhe nuk është ndaluar askund. Pastaj ty në zonën e Balldrenit nis humbja e gjurmëve.
Mendoj se ai nuk ka zgjedhur superstradën Lezhë-Shkodër, por rrugën e vjetër, Lezhë- Veu i Dejës-Shkodër. Në zonën e Vaut të Dejës, më konkretisht në Kukël, humbasin gjurmët e tij, mendohet që autorët apo bashkëpunëtorët kanë përdorur një mjet autostradë, por tani nuk dihet drejtimi që ka marrë.
Ai mund të ketë marrë rrugën e fushë-Arrëzit, të jetë futur në rrugën e Kombit drejt Kosovës, të jetë futur në Shkodër të ketë marrë rrugën e Velipojës ”,-tha Eklier Bushkolaj.”,-tha Eklier Bushkolaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë