“Serbia synon shkatërrimin e 3 shteteve” – Analisti zbulon arsyen
Analisti Edon Cana tha në një intervistë për Euronews Albania se qëllimi i Serbisë është shkatërrimi i 3 shteteve në Ballkan, Bosnjës, Malit të Zi dhe Kosovës.
Sipas tij, kjo është politika e tyre zyrtare me qëllim formimin e botës serbe.
Cana u shpreh se udhëzuesi i Serbisë është kisha ortodokse serbe dhe shërbimi sekret serb, që drejtohet nga Vulin, i cili është dora e zgjatur e Rusisë në rajon.
“Problemi është te BE, që duhet të ndryshojë qasjen me Serbinë kur ajo i shkel marrëveshjet. Qëllimi është shumë më i madh tani për Serbinë, tani po flasim për asociacion si mekanizëm për vetëmenaxhim që do çojë drejt autonomisë. Qëllimi i Serbisë është shkatërrimi i 3 shteteve në Ballkan, Bosnjës, Malit të Zi dhe Kosovës”, tha analisti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West