Klevis Balliu për diplomën e Këlliçit: Mashtrim, s’do kishte studiuar në Amerikë
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, tha në një intervistë për Eruonews Albania se lajmet qarkullojnë se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” nuk e ka diplomën e shkollës së mesme, janë të pavërteta dhe mashtrime të Erion Veliajt.
Më herët është thënë se Belind Këlliçi ka lënë pa përfunduar ciklin 5-vjeçar në gjimnazin “Harry Fultz”, por ka përfunduar vetëm 4 vite para se të fillonte studimet në një universitet në Amerikë.
“Vërtetë mendoni se mund të shkosh në një universitet amerikan pa diplomë gjimnazi?! Unë kam studiuar dhe vetë jashtë. Pavarësisht se kam qenë në Angli, kam studiuar në një universitet amerikan në Angli, nuk e merr dot universitetin nëse nuk ke diplomë gjimnazi, as në Amerikë, as në Angli, e në asnjë vend që ka një standard kaq të lartë të arsimit.
Fakti që e thotë Erion Veliaj, ai e thotë sepse ai ka mbaruar shkollën siç e ka mbaruar dhe nëse e ka mbaruar. Se për çfarë e ka mbaruar ai shkollën vetëm ai e di. në këtë situatë të agravuar e të tmerrshme të qytetit të Tiranës, ku njerëzit nuk kanë bukë në shtëpi, për shkak të taksave, të rrish të merresh me një mashtrim idiot si ky që mendon se në Amerikë të pranojnë pa diplomë gjimnazi. Kjo është një shpikje që vetëm një injorant si Erion Veliaj mund ta bëjë. Ngaqë e ka blerë vetë mesa duket mendon se mund të blihet edhe në Amerikë”,-tha Klevis Balliu.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni