“Duart e Belos”, Qafoku komenton posterat e Këlliçit: Në sport do dilte me të kuq
Gazetari Roland Qafoku tha se posterat e Belind Këlliçit, e sidomos posteri që është bërë edhe më viral, ai me gishtat e mesit drejtuar “korrupsionit”, janë një mënyrë për të tërhequr sa më shumë vëmendje.
Megjithatë i ftuar në Euronews Albania ai tha se kjo nuk është gjetja e duhur, pasi siç shtoi Qafoku, konsiderohet veprim i pahijshëm e nëse ky gjest bëhet në një fushë sportive, përjashtohesh nga loja.
“Fakti që po komentohet më shumë se sa programi e ka dhënë një mesazh. Kjo quhet reklamë politike, dhe është pjesa më e lartë e komunikimit që bën një politikan veçanërisht në fushatë dhe ai ka tërhequr vëmedjen. Specialistët e komunikimit që ai ka janë munduar dhe janë sforcuar të bëjnë një gjetje për të tërhequr vëmendje.
Nëse do i marrim gjithë posterat me duart e Belindit sepse janë disa, në një ka bërë zemrën, në një ka bërë këndin dhe do ketë e të tjera në vazhdim. Unë di të them që nëse këtë gjest do e kishte bërë në sport, do kishte marrë “të kuqe”. nëse kjo në një lojë e në një garë arbitri të nxjerrë të kuqe, ti përjashtohesh. Unë nuk mendoj se kjo është gjetja e duhur e atyre specialistë e të komunikimit”,-tha Roland Qafoku.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)