Përshtati shtëpinë për përdorim droge, arrestohet Marsida Qatja në Kavajë

26 Prill 2023 | 15:53

Marsida Qatja është arrestuar këtë të mërkurë nga Policia pasi ishte dënuar me 2 vite burg nga Gjykata e Apelit për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Kujtojmë se në vitin 2019, 33-vjeçarja përshtati për përdorim droge, një ambient, në të cilën, për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike, u ekzekutua Dritan Haxhollit nga Bledar Toçi, ish-shefi i sigurisë së brendshme në burgun e Durrësit.

Qatja ishte në shtëpi me Bledar Toçin, efektiv i burgjeve, fqinjin Xhuljo Biturku dhe shokun Ermir Çela, duke konsumuar alkool dhe drogë. 

Në ato momente shfaqet Haxholli i armatosur ku qëllon në drejtim të efektivit, ndërsa ky i fundit i kundërpërgjigjet duke e ekzekutuar.

Prokuroria ka zbuluar se viktima dhe autori kanë pasur konflikte të mëparshme, që nuk lidheshin me Marsida Qatjan.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026