‘3 shtëpi të Zotit’ në një lagje, në Elbasan komunitetet fetare jetojnë në harmoni
Shqipëria është e njohur për tolerancën fetare. Shembulli perfekt vjen nga Elbasani. Në një lagje, pak metra larg njëra-tjetrës janë të ndërtuara një xhami, një kishë ortodokse dhe një katolike. Lagjja Kala, më shumë se 200 vjeçare e Elbasanit është një nga ngjarjet më konkrete dhe origjinale sa i përket bashkëjetesës fetare në vendin tonë.
Ketë fakt e pohon dhe At Nikolla, prifti i njërës prej kishave i cili shprehet se vendi ynë prej shumë kohësh ka pranuar lidhjet martesore midis feve dhe ka jetuar gjithmonë në harmoni.
“S’ka pasur asnjëherë grindje dhe ngatërresa, shqiptarët në këtë lagje dhe në territorin shqiptarë kanë marrë njeri tjetrin me të mirë. Kanë bërë lidhje martesore. Sa herë që vinte pjesa e Pashkëve të mëdha dhe Pashkët e vogla, Bajrami madh Bajrami vogël ishin festa jo e njërës palë por e përgjithshme. Të dy palët shkonin mirë me njeri tjetrin edhe katolikët gjithashtu”,- tha At Nikolla, prifti i kishës ortodokse në lagjen kala
Qytetarë të cilët kanë jetuar prej vitesh në këtë zonë tregojnë se harmonia midis feve ka qenë gjithmonë prezente.
“Prej 30 e ca vjetësh besimi ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve ka qenë shumë i afrueshëm, ka qenë dashamirësi asnjëherë nuk kemi pas grindje përkundrazi kemi pasur edhe lidhje ndërmjet myslimanëve dhe të krishterëve”,-tha një qytetar.
Një nga prioritetet e qendrës së bashkëpunimit ndërfetarë në Elbasan është pikërisht mbajtja e harmonisë midis feve.
“Qyteti i Elbasanit është një kryqëzim i katërfishtë i rrugëve i dialekteve, kulturave dhe besimeve fetare dhe kjo na bën ne më të përgjegjshëm dhe na jep motivimin për të qenë më konsistent ke ajo që ne kemi krijuar që siç e thash më përpara prej 20 vitesh ku liderët e 5 komiteteve fetare falë vizionit dhe mëndjehapësisë së tyre bënë që të krijojmë komitet dhe një qendër ku çdo muaj diskutojmë problemet dhe shqetësimet që na lidhin”,-tha Sokol Lulgjuraj, koordinator i “Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetarë”
Instikti i dashurisë dhe respektit për njeri-tjetrin nuk ka munguar asnjëherë në këtë zonë, qofshin ata të besimit fetarë ortodoks myslimanë apo krishterë.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në