Çështja e pronës në Tiranë, avokati zbulon sa zgjat vetëm një seancë

1 Maj 2023 | 11:37

Nga kjo e hënë nuk do të funksionojnë 9 Gjykata të Shkallës së Parë në rrethe dhe 9 prokurori. Ky është plani që vihet në zbatim në kuadër të fazës së dytë të implementimit të hartës së re gjyqësore.

Avokati Redi Ramaj, në një intervistë për Euronews Albania, tha se ka që prej vitit 1991 që çështjet e pronave në vendin tonë vazhdojnë të rrinë stok në Gjykata.

Më tej ai tregoi se po të dorëzosh një çështje prone në Gjykatë duhen dy vjet për të mbyllur një seancë. Sipas tij ky afat i gjatë kohor ndodh për shkak se ka mungesë të gjykatësve dhe prokurorëve.

“Çështja e pronave. E dimë se si është bërë kalvari i pronave në Shqipëri, nga viti 1991 e deri më sot, vazhdojnë që prej 15-20 vitesh. Po të presim janë kthyer nga Gjykata e Lartë, janë gjykuar në Gjykatë të shkallës së parë  3-4 vjet dhe presin tani prej 2017 në Gjykatë të Apelit. Dhe nëse gjykohen sot i bie që të presin dhe të paktën minimalisht 4 ose 5 vjet të Gjykohen në Gjykatë të Lartë. Problemi është mënyra e organizimit  dhe heqja e  gjyqtarëve nga funksionet. Ngarkesa në Gjykatën e Tiranës është shumë e lartë.  Nëse në Gjykatë çon një çështje prone të duhet minimalisht 8 muaj që të dalë seanca e parë. Duhen dy vjet për të mbyllur një seancë.

Prej ditës së sotme gjykatat e shkallës së parë riorganizohen dhe nga 22 mbeten 13. Gjykatat e Shkallës së Parë që mbyllen janë në Tropojë, Mat, Kurbin, Krujë, Pukë, Lushnje, Kavajë, Përmet dhe Pogradec. Së bashku me to, pushojnë së ekzistuari edhe prokuroritë përkatëse të këtyre rretheve gjyqësore.

Pas kësaj faze, dosjet e gjykatës së Tropojës transferohen në Kukës, të Matit në Dibër, të Kurbinit në Lezhë, të Pukës në Shkodër, të Krujës në Tiranë, të Kavajës në gjykatën e Durrësit, të Lushnjes në Fier, të Përmetit në Gjirokastër dhe të Pogradecit në Korçë.

Faza e parë u aplikua në muajin shkurt kur nga 6 apele që ishin në të gjithë vendin, u vendos reduktimi në një Apel kombëtar duke bërë që të gjitha dosjet të transferohen në Tiranë.

Faza e tretë do të hyjë në fuqi më 1 korrik të këtij viti kur parashikohet reduktimi i të gjitha gjykata administrative në dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026