Politika e Malit të Zi, gazetari: Ka komuna që duan të tërhiqen nga njohja e Kosovës
Gazetari Bekim Çoba i ftuar në Euronews Albania ka treguar se si është situata në Malin e Zi referuar Kosovës, pasi një komunë ka kërkuar që të tërhiqen nga njohja e Kosovës.
Gazetari e ka cilësuar këtë lëvizje si një lëvizje politike nga ana e partive proserbe, pasi sipas tij, disa komuna nuk mund të bëjnë tërheqjen nga njohja e një shteti.
“Para disa ditë ve komuna më e re në Malin e Zi , ajo e Zetës dërgoi një iniciativë në kuvendin e Zetës që kjo komunë të tërheqë njohjen e Kosovës. duket qesharake por kjo i shërben fushatës së asaj partie, pasi komunat nuk mund të tërheqë njohjen e një vendi, por partitë gjejnë mënyra të ndryshme për të arritur te votuesi i vetë”.-tha Bekim Çoba.
i pyetur në rast se është i madh numri i njerëzve në Malin e Zi të cilët nuk e përkrahin pavarësinë e Kosovës, Çoba tha se numri nuk është i madh, por ka nga ata që janë besnik të partive proserbe.
“Subjektet ose përqindja e popullsisë që nuk e përkrah pavarësinë e Kosovës në Malin e zi nuk është shumicë. Largësia që mund të shkojnë për ta cenuar këtë pavarësi dhe ajo pjesë e cila do shkëmbente anëtarësimin e Bashkimit Europian për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës nuk është e madhe. Por edhe ato kanë një pjesë të përkrahjes dhe partitë proserbe atë përkrahje e duan për vete”,-tha gazetari Bekim Çoba.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West