Veliaj: Lagjja 13 një model, mandatin tjetër investojmë edhe te Kopshti Botanik

1 Maj 2023 | 16:17

Transformimi që ka pësuar zona e Liqenit të Thatë me krijimin e lagjes 13 ishte në fokus të fjalës së kryebashkiakut Erion Veliaj gjatë takimit me banorët e kësaj njësie.

“Kjo zonë nuk ka qenë fare si njësi administrative, por një ‘apendisit’ i Farkës. Gjëja e parë që bëmë e shpallëm njësi administrative. Kjo është zona ku vlera e pronës është rritur më shumë. Kemi kapur shifrën e 80 mijë vizitorëve unikë në Kopshtin Zoologjik modern të Tiranës. Kemi liruar të gjitha hapësirat që ishin zënë nga lokalet. Kemi marrë gjithë territorin që dikush tjetër kishte zënë në pjesën fundore”, tha Veliaj.

Veç mbështetjes nga të majtët, këtë herë Veliaj kërkoi edhe votëbesimin e demokratëve.

“Fyerje më të madhe për demokratët, t’i çosh si cjapi te kasapi e të votojnë Ilir Metën, s’ka. Mos ua jepni lejen t’ju poshtërojnë. Votoni Partinë Socialiste dhe e keni kollaj se është numri 2, për të çuar gocat dhe çunat tanë në Këshill Bashkiak”, u shpreh kryebashkiaku.

Ai premtoi se një mandat tjetër do të përkthehet në të tjera investime për qytetarët.

“Mandatin tjetër fillojmë menjëherë investimet tek Kopshti Botanik. Do të vazhdojmë pa asnjë vonesë hapjen e tregut agroushqimor. Ne duam që të vazhdojë Unaza e Madhe. Sot kemi mbërritur deri në Farkë të Madhe, loti tjetër është nga Kodra e Priftit në Shesh Tufinë. Nga Tufina ne kalojmë në Paskuqan, te 5 Maji, dhe nga Paskuqani takohemi me Shqiponjën”, u shpreh Veliaj.

Ai tha Gjithashtu, se të gjitha projektet e realizuara nga Partia Socialiste, si në Bashki ashtu edhe në Qeveri, janë për të gjithë qytetarët pa i ndarë në të djathtë e të majtë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026