“Më ka pikë të dobët”, Balluku komenton debatet me Berishën
Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka komentuar përplasje me ish-kryeministrin Sali Berish.
Në një intervistë për Euroneës Albania, ajo tha me ironi se Berisha nuk jeton dot pa i përmendur emrin e saj duke shtuar se lideri demokrat e ka sulmuar dhe kur ajo nuk ishte në qeveri.
Ndër të tjera Balluku nënvizoi se sjellja e Berishës në Kuvend kundrejt grave politikane duhet dënuar.
“Saliu më ka pasur gjithmonë pikë të dobët. Qëkur nuk kam pasur lidhje fare me politikën, që kur kam qenë në kabinet të kryeministrit Rama, dhe kur drejtoja kabinetin e PS, dhe kur ishte kryeministër merrej me mua në Kuvend.
Këtë fiksimin e vjetër nuk ia heq dot. Çdo herë që më përmend më shton kuotat politike. I bëjë thirrje që të më përmend më shumë. Kur ty të mungon argumenti, fillon të baltosësh këdo që të del përpara. Ka një sjellje që duhet dënuar. Ai u bën bullizëm të gjitha grave në politikë. Ai nuk jeton dot pa më përmendur emrin dhe unë do ja lejoj këtë gjë”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania