Berisha nxjerr parullën: Rama ka marrë sloganin nga Millosheviçi, ja dha Vuçiçi

3 Maj 2023 | 22:17

Sali Berisha i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euroneës Albania tha se Rama ka kopjuar sloganin e fushatës së tij ‘Vetëm Përpara’ nga Millosheviçi.

“Slogani Ramës është i Millosheviçit, ‘Samo Pravo’, e ka kopjuar nga Millosheviçi, kjo është fare e njohur. Ja ka dhënë Vuçiçi, ai është shefi propagandës. Ka qenë e vitit 91-92. S’ka diskutim, këtë e dimë të gjithë,” – u shpreh Berisha.

Andi Bushati iu kundërpërgjigj duke thënë se votat e tyre nuk kanë nevojë për të përdorur sloganet e Millosheviçit.

“Folk politik jemi dhe këtu. Edi Rama për të rrëmbyer votat tuaja nuk ka nevojë për sloganin e Millosheviçit. Nuk i duhet për asgjë. Edhe pjesa që Vuçiçi ia ka çuar Ramës që të marri sloganin nuk vlen për asnjë gjë,” u shpreh Andi Bushati.

Analisti gjithashtu tha se Vuçiçi dhe Erdogani e duan votën e Ramës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026