Trajneri e goditi me shuplakë, flet volejbollistja: Mediat e ekzagjeruan ngjarjen
Trajneri i Skënderbeut, Romeo Xeka u përjashtua përjetë nga sporti pasi nëpër media qarkulli një video ku dukej trajneri duke goditur me shuplakë dy nga lojtarët e skuadrës së tij, por duket se këtë gjë ato e kanë kërkuar vetë.
Protagonistja e videos që u bë virale tha në një intervistë për Euronews Albania se videoja është marrë nga portale të ndryshme dhe është ekzagjeruar.
Ajo tha se ndihet shumë e ngarkuar për shkak të lajmeve që qarkulluan dhe për masën e marrë nga Federata e Volejbolit Shqiptar ndaj trajnerit të saj. Volejbollistja shtoi se në ndeshjen që do të zhvillojë të dielën pre të fitojnë një trofe që do ia dedikojnë trajnerit Romeo Xeka.
“Unë jam protagonistja në viedon që u bë virale. Unë mendoj se ajo video është marrë nga portale të ndryshme dhe është ekzagjeruar. Në këtë moment jam shumë e ngarkuar si unë edhe familja nga komentet e ndryshme si nga njerëzit gjithashtu edhe nga lajmet, por gjëja e vetme që doja të thoja se të dielën do ngremë trofeun dhe trofeun do e fitojmë për profesorin”,-tha për Euronews Albania volejbollistja e Skënderbeut.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje