Zhdukja e dy personave në Sarandë, Eksperti: Ja mesazhi i koduar që dhanë familjarët

6 Maj 2023 | 20:33

Eksperti kriminalistik Artan Rexhepi, ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku foli në lidhje me zhdukjen e dy personave në Sarandë.

Rexhepi tha se është e pafalshme të zhduken pa lënë gjurmë dy persona në një qytet si Saranda ku ka vetëm dy hyrje-dalje.

Për sa i përket deklaratës së familjarëve se ata kërkojnë vetëm trupat e viktimave, Rexhepi tha se ishte një mesazh me kod që do të thotë që “ju na gjeni viktimat se çështjen e zgjidhim vetë”.

“Po të vësh re intervistën e familjarëve, ajo që kuptohet është që ata kërkojnë vetë trupat, pasi punën do ta zgjidhin vetë. Ata nuk kanë humbur besimin nga shteti.

Të rrëmbehen dy persona në një vend të qetë si Saranda dhe që nuk ka shume hyrje dalje është e çuditshme.

Zhgënjimi i familjarëve është normal dhe mund ta rëndosh policinë dhe më shumë se duhet. Doja të thoja që është e pafalshme që dy qytetarë të zhduken në një qytet kaq të thjeshtë me dy hyrje dalje.

Familjarët dhanë një mesazh me kod, që na gjeni viktimat se me të tjerat merremi vetë”, tha Rexhepi.

LEXO GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026