“Më shumë se 20 të zhdukur në Vlorë”, Yzeiraj ngre shqetësimin: Po bëhet fenomen…

6 Maj 2023 | 21:34

Bajram Yzeiraj, ish-drejtues i lartë i policisë së shtetit dhe ish-zëvendës ministër i Brendshëm ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” për të folur rreth zhdukjes së Leonard Thodhori i njohur si “Koçolja” dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi.

Ai tha se zhdukja e personave po kthehet në një dukuri në Shqipëri pasi vetëm në qytetin e Vlorës numërohen më shumë se 20 persona të zhdukur. Gjithashtu ai tha se policia dhe prokuroria nuk punojnë mjaftueshëm në zbardhjen e këtyre rasteve, të cilat ja pasojnë njëra-tjetrës, deri sa në fund i anulojnë.

“Mua më shqetëson diçka a është fenomen zhdukja e njerëzve? Në Vlorë janë mbi 20 njerëz të zhdukur, që policia nuk ka mundur t’i zbardhë as prokuroria. Këto organe shpesh ja lënë njëra-tjetrës.

Policia thotë ja çova Prokurorisë, Prokuroria thotë fillova, e mban disa kohë, ftohet çështja, dy organet nuk qëndrojnë me veprime aktive dhe një ditë të bukur prokuroria e pezullon. Unë mund të them se vetëm për 2022 një e treta, 30 e ca për qind e ngjarjeve janë pezulluar”,-tha Bajram Yzeiraj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026