Veliaj me operatorët turistikë në Kavajë: Ata i duan bashkitë për përçarje dhe sherr

8 Maj 2023 | 16:32

Nga Kavaja, gjatë një takimi me operatorët turistikë atje, në hapje të sezonit, drejtuesi Politik i PS-së për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, i shoqwruar dhe nga kandidati për Bashkinë e Kavajës, Redjan Krali, deklaroi se vetwm Partia Socialiste mund ta çojë vendin përpara.

“E di që Kavaja vjen nga e djathta, e di që edhe shumica e mandateve të Saliut janë prodhuar në Kavajë, por të thuash që sot, në vitin 2023, ti ke varur xhaketën diku, dhe të mos dukesh për 4 vjet, dhe mendon se njerëzit rrinë dhe adhurojnë xhaketën tënde të varur në gozhdë, apo të thuash që këta i kam në xhep, besoj se është një fyerje shumë e madhe. Unë mendoj se njerëzit duhet të kenë një marrëdhënie bilanci me politikën. Nëse bilanci thotë se janë ndërtuar disa shkolla dhe sot kemi kushte më të mira, se është shtuar pastrimi, se është shtuar ndriçimi, se është shtuar numri i turistëve, është shtuar edhe një atraksion turistik si vepra ‘Meteor’, unë besoj se bilanci ynë në Kavajë del pozitiv, është bilanc në favor të Redit dhe Partisë Socialiste, që e shikojnë Kavajën jo për ta pasur në xhep, jo për të varur xhaketën, jo mish për top, dhe as për të mbushur autobusët për protesta në Tiranë”, u shpreh Veliaj.

Mandej, kryebashkiaku i Tiranës vijoi: “Në qoftë se ka një marrëdhënie të mirë mes bashkisë dhe qeverisë, këtu nuk ka të humbur. Unë si Kryetar Bashkie në Tiranë, kësaj here e kam ndjerë se çfarë do të thotë ta trajtosh një qytet, ose një komunitet, si mish për top. Mbaj mend protestat për Teatrin, dilte njëri me megafon dhe thoshte: ‘Shumë faleminderit Kamza, autobusat ju presin te Hotel Tirana. Nesër urgjent autobusët e Kavajës, se nesër e ka radhën Kavaja për të protestuar për Teatrin’. Trajtimi i qyteteve si depozita për të mbushur autobusët për protesta është një fyerje për çdo qytet. Unë e marr shumë seriozisht këtë fushatë dhe i kam kërkuar çdo miku, çdo shoku dhe çdo kalimtari, që të na japë një mbështetje, sepse nuk duhet marrë me sportivitet diçka që ka impakt në 4 vitet e ardhshme të jetës sonë, por sidomos në katër vitet e ardhshme të bilancit të secilës prej kompanive që është këtu”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026