Roland Lami: Këlliçi ka vetëm rritje, e penalizon partia
Gazetari Roland Lami tha për “Barometri” në Euronews Albania se Belind Këlliçi ka rritje, por çfarë e penalizon është partia.
Ai vuri në dukje, referuar dhe matjeve të sondazheve, se rritja e Këlliçit nuk përputhet me rritjen e partisë me të cilën ai garon.
“Nëse te zoti Këlliçi vërehet një lloj besimi që ai merr te dy kampet, te Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike, ose te gjithë hambari i votave të Partisë Demokratike, ndërsa kur vjen momenti për subjektet politike nuk reflektohet kjo lloj energjie pozitive. Do të thotë që zoti Këlliçi në këtë garë sjell element pozitiv që janë falë cilësive, mënyrës së organizimit të fushatës,” – u shpreh Lami.
Sipas gazetarit, rritja e Këlliçit që prej fillimit të fushatës e deri në prag të zgjedhjeve të 14 majit, të çon në konkluzionin se kjo nuk është një fushatë e ideuar keq.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve