Rama për Fredi Bejlerin: Ky gomar kërkon të helenizojë Himarën
Kryeministri Rama ishte këtë të mërkurë në emisionin “Now” në Euronews Albania për të folur rreth zgjedhjeve vendore 2023. ndër të tjera ai foli edhe për kandidatin e “Bashkë Fitojmë”, në Himar, Fredi Bejleri.
Rama tha se Fredi Bejleri është rrezik më i madh se Berisha dhe Meta. duke e quajtur analfabet dhe gomar ai tha se Bejleri përbën një rrezik shumë të madh pasi ai do të helenizojë Himarën
“Ai është tjetër gjë. Siç thoshin plakat dikur, ka edhe keq, por ka edhe keq e mos më keq. pra ai ëhstë keq e mos më keq, ai është fundi. Nëse unë do bashkoja të gjitha këto maskat e “Bashkë Fitojmë”, me Like Floririn, unë këta i ndaj veç.
Kanë të gjitha ato që kanë, por nuk kanë rrezik siç është ai. Ai është analfabet funksional dhe mishëron obskurantizmin e një bërthame të shovinizmit të të kaluarës. Ai konsideron se Himara duhet të helenizohet.
Ky gomar, unë i kërkoj ndjesë gomarit sepse është kafshë fisnike që ka mbajtur perëndinë në shpinë, ndaj i kërkoj ndjesë gomarit. Ky kërkon të helenizojë Himarën. këtu futemi te faqja e zezë e Shqipërisë, se e lejojnë të përfaqësojë koalicionin “Bashkë fitojmë” këtë njeri që duhet të ishte “non grata” nga të gjithë qytetarët”,-tha kryeministri Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur