“SHBA grusht shteti në Turqi”| Gazetari komenton deklaratat nga Ankaraja zyrtare
Të dielën në 14 maj në Turqi mbahen Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.
Këto zgjedhje janë cilësuar vendimtare, ato mund të bëjnë që qëndrimi në pushtet i presidentit Recep Tayyip Erdogan të hyjë në dekadën e tretë, apo shteti të vendoset në një drejtim të ri.
Kemal Kilicdaroglu, lideri i koalicionit opozitar është kandidati kryesor që synon të mposhtë Erdoganin, që ka qëndruar për 20 vjet në pushtet.
Sondazhet i kanë dhënë kandidatit opozitar një përparësi të lehtë. Gara do të jetë e ngushtë dhe me shumë mundësi fituesi do të vendoset në rundin e balotazhit, të caktuar më 28 maj.
Ministri turk i Mbrojtjes ka deklaruar se SHBA synon të bëjë grusht shteti në Turqi pas 14 majit.
Leonard Sefer,i gazetar që ka studiuar në Turqi, tha në një intervistë për Euronews Albania se këto deklarata janë retorika të fushatës zgjedhore ,nga të cilat njerëzit nuk ndikohen.
Ai u shpreh në prag të zgjedhjeve mund të sillet si referencë edhe grushti i shtetit i vitit 2016, dhe kjo sipas tij vetëm më kuadër të propagandës populiste.
“Këto janë retorika të fushatës zgjedhore, njerëzit nuk ndikohen nga kjo. Mund ta përdorin grushtin e shtetit të 2016 si referencë, janë deklarata populiste. Nëse më pyet mua, mendoj se në 2016 tentativa për grusht shteti ishte reale, por burimet e informacionit janë të kufizuara. Turqia është shtet ushtarak dhe asnjë informacion nuk rrjedh nëse nuk duan vetë ta nxjerrin”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 17:01 49 persona humbin jetën nga etja në shkretëtirën e Saharasë, kamioni që udhëtonin pësoi defekt
- 16:58 Florentino Perez përballet me zgjedhjet e para për drejtimin e Real Madridit
- 16:52 Aksidentohet autobusi në Tiranë, raportohen të plagosur
- 16:45 Protestat për Zvërnecin, Rama: Është një luftë hibride. Po përdoret si armë nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit
- 16:39 Finlanda bllokon blerjet e pronave të lidhura me kompani kineze
- 16:37 Turqia kërkon forcimin e tregtisë së lirë në takimin e OECD-së të mbajtur në Paris