Dorëhiqet avokati i Fredi Belerit, pritet të dalë dëshmitar

12 Maj 2023 | 11:20

Është prerë urdhër-arresti për kandidatin e Koalicionit Bashkë Fitojmë, Fredi Beleri.

Gazetarja e Euronews Albania, Ebrieta Maçaj raportoi se avokati i Belerit, Bledi Dumani, ka dhënë dorëheqjen nga çështja që të dalë dëshmitar.

Avokati u shoqërua një ditë më parë në polici bashkë me Belerin dhe u lirua sërish.

Ndërkohë që bëhet me dije se avokati i ri që do të përfaqësojë Belerin në gjykatë është, Romarjo Meminaj.

Fredi Beleri u shoqërua nga policia e Vlorës dje pak pas mesnatës bashkë me tre persona të tjerë. Ditën e sotme është lëshuar urdhër-arresti ndaj Belerit i cili akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje, i kryer në bashkëpunim.

Mbrëmjen e djeshme  kryeministri Edi Rama e ka akuzuar Fredi Belerin për tentativa për manipulim të votave dhe se ka angazhuar njerëz për të kërcënuar emigrantët shqiptarë në Greqi që të votojnë për të më 14 maj.

Rama foli edhe me emra kur tha se 2 personat që po kërcënojnë emigrantët se do iu grisin letrat greke janë Napolon Çakalli dhe Spiro Koka, të cilët i paralajmëroi se do merret personalisht me ta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026