Lajçak takon Vuçiç në Beograd, presidenti serb tregon çfarë diskutuan

12 Maj 2023 | 14:43

Presidenti serb Aleksander Vuçiç u takua sot me të dërguarin e BE Miroslav Lajçak ku gjata takimit është shprehur se është i shqetesuar për veriun e Kosovës.

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Miroslav Lajçak, është takuar sot me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Pas bisedimeve presidenti Serb u shpreh se i ka përcjellë diplomatit shqetësimin e tij për situatën në Kosovë, “veçanërisht në veri”.

“I thashë ndërmjetësuesit evropian se shqetësimi im buron nga nevoja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit për të provokuar incidente dhe konflikte”, tha Vuçiç.

Presidenti serb në një postim në Instagram tha se fokusi i takimit ishte formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, “që është parakusht që Serbia t’i vazhdojë bisedimet e me Prishtinën”.

Miroslav Lajçak,  një ditë më parë ishte në Prishtinë ku u takua me KURTIN, por vizitoi edhe Mitrovicën e Veriut.

Lajçak tha se qëllimi i vizitës së tij në veri është që të marrë ” informacionin e dorës së parë nga njerëzit që jetojnë aty e për të parë se si e shohin situatën ata”.

Diplomati vizi toi te dyja vendet  për të monitoruar zbatimin e asaj që është vendosur dhe rënë dakord në Bruksel dhe për të përgatitur hapat dhe takimet e ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë.

Në 15 maj, Lajçak do të takohet në kryeqytetin belg me dy kryenegociatorët, Besnik Bislimin dhe Petar Petkovicin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026