“Prangat e Fredi Belerit janë politike”, Bushati: E ndoqën veglat qorre të qeverisë
Gazetari Andi Bushati tha për “Now” në Euronews Albania se arestimi i Fredi Belerit, nuk është një arrestim që bëhet në vende demokratike.
Ai tha se kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” u arrestua dy ditë para zgjedhjeve pa u dhënë ndonjë fakt për shkeljet që ai pretendohet të ketë bërë ndaj sipas Bushatit arrestimi i tij është politik.
“Unë mendoj se çdo kandidat opozitar sot, ka të bëjë me një parti shtet që ble vota dhe josh, e çdo kandidat opozitar ndodhet përball një dileme, të rri si buf dhe të shikojë se si po vidhen zgjedhjet ose të përdorë mjetet që përdor kundërshtari.
Por ama nëse përdor të njëjtat mjete, policia dhe prokuroria si vegla qorre janë kundër teje. Të gjitha këto më bëjnë ta shikojë këtë prangosje si një prangosje politike”,-tha Andi Bushati.
LEXONI GJITHASHTU:
Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme