Zgjedhjet| Lesi: Surpriza do të jetë në Shkodër dhe Durrës, kush fiton në Elbasan

14 Maj 2023 | 20:37

Gazetari Nikollë Lesi ka komentuar zgjedhjet  vendore që janë zhvilluar ditën e sotme në 61 bashki të vendit.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai thekson se pret surpriza nga rezultati i zgjedhjeve në Durrës, Shkodër e Himarë.

Për Elbasanin ai theksoi se drejtuesi politik në këtë bashki Damian Gjiknuri është një makineri votash, duke lënë të nënkuptohet se kjo bashki do të merret nga PS.

“Duke njohur natyrën e kandidatit Llatja edhe makinerinë madhe të votave Gjiknuri, nuk shoh ndonjë surprizë. Megjithatë të mos ngutemi sepse Boçi është një personalitet dhe njeri me integritet. Mendoj se në Durrës, Igli Cara do jetë avantazh. Për mua surpriza është Shkodra dhe Himara.

Nga numri i madh i votuesve mund të ketë surpriza në Himarë, ndërsa pres Shkodrën e Durrësin. Për Elbasanin, duke njohur natyrën e Llatjas dhe makinerisë së madhe të votave Gjiknurit, besoj se nuk po nguten të shpallin fitoren pa dalë rezultati zyrtar. Besoj se ka një rezultat pozitiv duke i njiohur të dy dhe makinerinë e PS.  Mund të ketë disa bashki që janë  bastione të PD-së që besoj se do të fitojnë koalicionin ‘Bashkë Fitojmë”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026