Kandidati i PS-së në Dibër: Nëse humb i jap dorën kundërshtarit

15 Maj 2023 | 04:04

Kandidati i Partisë Socialiste në Dibër, Rahim Spahi tha në një intervistë për Euronews Albania se është i bindur për fitoren, por në rast se diçka e tillë nuk ndodh ai do t’i japë dorën kundërshtarit dhe do të pranojë humbjen.

“Me ato çfarë kemi bërë në Dibër për një vit, pasi unë vij nga zgjedhjet e 6 marsit dhe nga programi që kemi shpalosur para zgjedhësve besoj që pritshmëria është e lartë. Në krahasim me 2022-shin kemi rritje të votuesve, ndërsa duke marrë një mesatare të viteve të tjera kemi një ulje, mbase ka prej atyre që janë larguar, ka prej atyre që nuk kanë pasur interes të votojnë, gjithsesi për ne ky numër votuesish është i kënaqshëm. Patjetër që pres të jem fitues. Nëse ndodh e kundërta do t’i jap dorën kundërshtarit,” – u shpreh Spahiu.

Deri në këto momente kandidati i PS-së ka grumbulluar 1.567 vota, Ismail Uka i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka marrë 645 vota, ndërsa Naim Gazidede nga Partia Demokratike numëron 115 vota.

Për të ndjekur rezultatin në kohë reale klikoni këtu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026