Margariti ndjek numërimin në njësinë 5: Ishim përgatitur për fitoren
Ministrja Elva Margariti ishte e pranishme në njësinë nr.5 në shkollën “Vasil Shanto” ku po numërohen kutitë e fundit.
Margariti ka monitoruar procesin që prej orëve të para të mëngjesit, ndërsa shihet se kryebashkiaku aktual, Erion Veliaj kryeson me një numër goxha më të lartë të votave.
“Është një nga njësitë me numrin më të lartë të votuesve, kështu që patjetër ishte një proces që do të zgjaste. Bëmë edhe një pushim të shkurtër sepse komisionerët ishin të lodhur, kështu që e ndërpremë për pak orë dhe po e rikuperojmë tani më me ritëm.
Ishim përgatitur për diferencën, pikëpyetja është sa do të jetë kjo diferencë deri në momentin e fundit, që është edhe për ne momenti i reflektimit për të parë nëse atë çfarë ishte e parashikuar e kemi brenda rezultatit,” – u shpreh Margariti.
Ministrja tha se statistikat tregojnë që janë në të njëjtin trend numër votash si në garën e kaluar.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq