Zgjedhjet në Turqi dhe Shqipëri/ Në vendin tonë, pjesëmarrje e ulët në votime

16 Maj 2023 | 08:10

Në të gjithë qarqet e vendit u vu re një pjesëmarrje e ulët në votime. Arsyet mund të lidhen me pakënaqësitë e qytetarëve ndaj qeverisë, opozitës, partive politike në përgjithësi ose edhe me kushtet atmosferike që nuk ishin shumë të favorshme në 14 maj.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se sipas të dhënave të sistemit të transmetimit dhe përpunimit të të dhënave të pajisjeve elektronike të identifikimit, pjesëmarrja në këto zgjedhje për 61 drejtues të bashkive, ishte 34.37 përqind ose 3 milionë e 22150 zgjedhës, derisa, shtoi se zyrtarisht kanë pranuar 35 denoncime për parregullsi të ndryshme.

Ndërkohë në Turqi dhjetëra miliona persona me të drejtë vote dolën për të votuar me 14 maj  edhe në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Turqi. Duke marrë parasysh procesin e numërimit të votave, gjasat janë të mëdha që të zhvillohet një balotazh mes presidentit të tanishëm Erdogan dhe rivalit të tij Kiliçdaroglu, meqë asnjëri nduket se nuk ka arritur pragun e 50 përqindëshit.

Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu ka raportuar se Erdogani ka marrë 49.24%  të votave dhe Kılıçdaroğlu 45.06%, mirëpo ka pasur mospërputhje midis të dhënave të dhëna nga media shtetërore dhe Këshilli i Lartë Zgjedhor. Në rast se shkohet në balotazh, ai pritet të mbahet më 28 maj.

Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të së dielës në Turqi arriti në 85.6%

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026