“Shqipëria e nxori non-grata’”,Ervin Bushati: Berisha pranon çdo gjë por jo humbjen

16 Maj 2023 | 14:58

Ervin Bushati tha se fitorja e Partisë Socialsite ishte e pritshme por megjithatë disa bashki bën ndryshimin.

I ftuar në Euronews Albania ai tha se ky rezultat dihej dhe Berisha duhet ta pranonte humbjen. Bushati tha se edhe pse  Berisha e ka më të lehtë të pranojë se erdhën alienët se sa humbjen, fakti është se shqiptarët nuk e votuan dhe e nxorën “non grata”.

“Mesa duket refuzimi ndaj ofertës së Sali Berishës, bëri atë që mund  të ishte e paimagjinueshme po jo e papritur nga partia socialiste.

Ne e dimë shumë mirë kush është realiteti elektoral në Shqipëri, ka dy realitete, ose ai shkencori, i logjikshmi, i matematikës, ose ai që pam para pak minutash, të një fantazie të pa fre të Sali Berishës, që pranon çdo gjë në botë edhe po ti thuash që ka në ardhur alienë, por nuk pranon që ka humbur.

Do doja që zoti Berisha të kishte burrninë njësoj si kandidati i tij Zef Hila t’i jepte dorën kundërshtarit, apo si kandidati ynë në Kavajë Redjan Krali. Duhet ta pranojë një herë realitetin që shqiptarët e shpallën Sali Berishën ‘non grata’. Vota kundër nuk ishte vetëm kundër Sali Berishës, por ndaj kombinimit më toksik elektoral që mund të ishte, Sali Berisha dhe Ilir Meta”,-tha Ervin Bushati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024