Veliaj: Të djathtët kanë vetëm 2 mandate në Këshillin Bashkiak, të tjerët i ka Meta
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj komentoi në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euroneës Albania, rezultatin e Partisë Socialiste në kryqytet.
Veliaj u ndal te votat për ndarjen e këshillit Bashkiak, ku sipas tij PS ka shënuar një rekord të ri me 34 mandate.
Veliaj tha se i vetmi i gëzuar Brenda opozitës, në humbjen e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Tiranë, është Ilir Meta i cili ka siguruar 13 mandate në Këshillin Bashkiak.
Sipas Veliaj nga 15 mandate që ka opozita në Këshill, vetëm dy janë përfaqësues të së djathtës.
“Teksa ne po flasim po mbyllem kutitë e fundit të numërimit për Këshillin Bashkiak. Sigurisht që njerëzit tanë janë atje në mënyrë që të numërojnë çdo votë të fundit. Po ta shikosh interes për numërimin kanë vetëm përfaqësuesit e Partisë së Lirisë. Deri në këtë fazë në Këshillin Bashkiak kemi kapur një rekord 34 mandate, pra jemi rritur dhe pak.
Sot në Këshillin Bashkiak Partia Demokratike është reduktuar në 15 mandate. Nga këto 15 mandate vetëm dy janë realisht të djathtë pjesa tjetër janë të Ilir Metës. Mirë plaga e humbjes së kryetarit, tani dhe kripa mbi plagë është që Partia Demokratike do të ketë vetëm 2 mandate në Këshillin Bashkiak.
Mustafa Nano tha me të drejtë që do ju duket lulja mospjesëmarrja”, tha Veliaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk