Zgjedhjet, Noka-PS: Bëhuni gati do ju përgjigjemi siç meriton përgjigjen një bandë
Deputeti Flamur Noka nga foltorja e Kuvendit jashtë rendit të ditës komentoi zgjedhjet lokale që u fituan bindshëm nga Partia Socialiste.
Noka akuzoi qeverinë se votat janë blerë dhe të gjitha strukturat e shtetit u vunë në shërbim të PS në mënyrë që kjo e fundit të fitonte zgjedhjet.
Deputeti theksoi se do t’i përgjigjen qeverisë ashtu siç e meriton përgjigjen një bandë kriminale.
“Më 14 maj, në Shqipëri nuk kishte zgjedhje, por kishte thjesht një proces votimi. Të dielën konfirmuat se këtu nuk ekziston një demokraci. Dita e diel konfirmoi se ka një narko-regjim. U tregua se vija ndarëse mes partisë-pushtetit-shtetit nuk ekziston. Shërbimi informativ, polici, ushtri, të gjithë ishin garnizonë i PS për të blerë procesin e quajtur zgjedhor, vetëm me kushtin që Rilinda të merrte 100% pushtetin. Jeni duke e çuar shqipërinë në skajet e të pamundurës. Këto mekanizma që keni përdorur i përdor vetëm mafia, nuk ka vend në botë që përdor instrumente të tillë kriminal vetëm për të marrë bashkitë. Të burgosurit votuan 3-4 herë. Rama e kjo qeveri nuk takohet asgjëkundi me votën e lirë. Bëhuni gati se do ju përgjigjemi siç i përgjigjet një regjimi kriminal dhe një bande kriminale, nuk ka më asnjë rrugë tjetër”- tha Noka.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama