Fredi Beleri para Gjykatës së Posaçme, gazetari: Ja sa vite mund të dënohet
“1 deri në 5 vite burg rrezikon Fredi Beleri në rast se shpallet fajtor” kështu tha gazetari Eni Ferhati në një intervistë për Euronews Albania duke shtuar se ky dënim mund të merret në rast se nuk i shtohet rrethana rënduese e veprës penale në bashkëpunim.
Gazetari tha se Fredi Beleri pritet të dalë në gjykatë brenda javës së ardhshme ku do të rivlersohet masa e sigurisë “arrest me burg”, që është dhënë më herët nga Gjykata e Vlorës.
“Në rast se shpallet fajtor zoti Beleri rrezikon nga 1 deri në 5 vite burg, pa i shtuar këtu rrethanën rënduese të bashkëpunimit. Sipas Prokurorisë kjo vepër penal është konsumuar në bashkëpunim me shtetasin Pandeli Kokaveshin.
Brenda javës së ardhshme zoti Beleri duhet të dalë para Gjykatës së Posaçme. Ky është një formalitet ku do riokomunikohet, apo do rivlerësohet masa e sigurisë që u mor nga Gjykata e Vlorës”,-tha Eni Ferhati.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë