Ivi Kaso: Do analizojmë zgjedhjet secili prej nesh do mbajë përgjegjësi
Sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi kaso i ftuar në Eruonews Albania tha se pas humbjes së zgjedhjeve, strukturat e demokratëve do të bëjnë një analizë të hollësishme dhe të gjithë do të mbajnë përgjegjësinë që u takon.
Ai tha se pavarësisht mundësive reale për të fituar, ata u futën në zgjedhje pasi donin t’ju jepnin shpresë shqiptarëve.
“Ne nuk e kemi deklaruar asnjëherë fitoren e këtyre zgjedhjeve. Ishte një garë e pabarabartë. Ne u futëm në kushte të paprecedentë, por nuk ju shmangëm garës. Me anë të një rezolute Partia Demokratike është ndarë një herë e mirë nga bojkotet.
Për t’u dhënë kurajo njerëzve dhe besim, pavarësisht mënyrës se si u futëm në zgjedhje. Me gjithë problematikat që pati, rezultati ishte ky që ishte dhe do jetë një objekt diskutimi në strukturat më të larta të Partisë Demokratike. Ne do ndalemi e përgjegjësitë e të gjithëve e mbi të gjitha te pyetja “si të dalim nga kjo situatë”,-tha Ivi Kaso.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)