Elbasan, polici përndjek për 3 muaj kolegen, i dërgonte mesazhe e i ofronte dhurata
Një punonjës i policisë së burgjeve në Elbasan, me inicialet K.L, është arrestuar pas denoncimit nga një punonjëse burgu.
Dënoncimin e ka bërë shtetësja me inicialet O.S, e cila pretendon se ai e përndiqte dhe e ngacmonte prej 3 muajsh.
Sipas shtetases O.S, kolegu i dërgonte mesazhe ngacmuese në telefon, e ndiqte me makinë si dhe i ofronte dhurata për ta joshur.
Njoftimi i plotë i policisë:
Sot më datë 17.05.2023 ora 16;00 është ndaluar me iniciativë për veprat penale “Përndjekje” dhe “Kanosje për të mos kallëzuar” parashikuar nga nenet 121-a dhe 311 Kodit Penal, nga Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, punonjësi Policisë në IEVP Elbasan me detyrë trup shërbimi, me inicialet K.L pasi;
Më date 16.05.2023 ora 16;00, ne zyrën e inspektorit te SHKBB-s është paraqitur punonjësja e policisë në IEVP Elbasan shtetasja O.S, e cila ka kallëzuar se është përndjekur nga kolegu i saj punonjësi i policisë së burgjeve, shtetasi K.L për një kohë rreth tre muaj në mënyrë të vazhdueshme, me telefon, duke i dërguar mesazhe ngacmuese, si dhe duke e ndjekur me makinë, si dhe duke e joshur, ku i ka ofruar dhurata. Pasi është vendosur në dijeni të faktit se viktima ka kallëzuar, ditën e sotme më datë 17.05.2023 e ka telefonuar disa herë nga shtetasi K.L dhe nga familjarët e saj, duke i thënë të tërheq kallëzimin penal, ku viktima është ndier e kërcënuar”, thuhet në njoftimin e policies.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Elbasan, në ngarkim të personit të ndaluar.
LEXONI GJITHASHTU:
- Fluks në Gjirokastër, fundjava me numër të lartë turistësh, gazetari jep detajet
- Kishin fshehur në trup 40 mijë euro, procedohen penalisht nënë e bijë në Rinas
“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë