Fluks në Gjirokastër, fundjava me numër të lartë turistësh, gazetari jep detajet
Pasditen e djeshme Kalaja e Gjirokastrës është mbushur me tinguj pianoje, violine, kitare, flauti, violonçeli e muzikë dhome. Kjo atmosferë do të vijojë për katër ditë rrjesht duke mbledhur aty jo vetëm gjirokastritët por edhe shumë artdashësit e tjerë.
Gazetari Blerim Kore dha detaje të tjera për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, duke thënë se vetëm gjatë muajit maj Gjirokastra është vizituar nga 12 mijë shqiptarë e të huaj.
“Gjirokastra është kthyer dhe vijon të jetë një nga destinacionet më të vizituara turistike. Vetëm në muajin Maj janë gati 12 mijë turistë shqiptarë e të huaj, që kanë vizituar qytetin e gurtë”- tha ai.
Kalaja e Gjirokastrës, tashmë shërben jo vetëm si atraksion turistik por dhe si qendër e organizimeve kulturore dhe artistike.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:46 Gjirokastër, zjarret e qëllimshme gjatë verës problematikë për dëmet në pyje-kullota
- 08:26 Fluks turistësh në Gjirokastër, kapacitetet akomoduese të pamjaftueshme
- 08:17 Vala e të nxehtit në Francë vazhdon, që nga mesi i qershorit 74 vdekje
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE