7 shqiptarë në garë për deputet në Greqi, aktivisti: Zëri jonë do ndihet fuqishëm
Arjan Cara drejtues i shoqatës “Nënë Tereza”, tha për Euronews Albania se zgjedhjet që po zhvillohen këtë të diel në Greqi janë shumë të rëndësishme edhe për komunitetin shqiptar atje, pasi është hera e parë që 7 shqiptarë janë kandiatë për deputet.
Ai tha se në rast se të gjithë do arrinin të fitonin, do të ishte një sukses i jashtëzakonshëm që do e bënte zërin e komunitetit shqiptar të dëgjohej më shumë në parlamentin grek.
“Janë shumë të rëndësishme pasi është hera e parë në parlamentin grek që kanë 7 kandidatura nga brezi i dytë i emigrantëve shqiptarë të ardhur në Greqi këto 32 vitet e fundit. Ne jemi këtu e 32 vite në Greqi dhe akoma luftojmë për disa të drejtat tona që nuk janë realizuar.
Zëri jonë në parlament do jenë këta fëmijë të brezit të dytë. Unë u uroj suksese dhe nëse futen të 7 në parlament, do jetë një sukses i madh për komunitetin tonë dhe besoj se zëri jonë do ndihet më fuqishëm në parlamentin grek”,-tha Arjan Cara në një intervistë për gazeta4rin e Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur