CIA po shantazhon Vuçiç, eksperti: Mesazhet koduese që po i çohen presidentit serb
Analisti Drizan Shala, komentoi shkrimin e New York Times në lidhje me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se është CIA amerikane e cila përmes strukturave të saj ka nxjerrë informacion në opinionin publik, për të shantazhuar Vuçiç.
Sipas tij shkrimi i New York Times, është një mesazh për presidentin serb, se ndërhyrja mes Amerikës, BE e Rusisë, do i shkojë shtrenjtë.
“Mund të themi se CIA amerikane përmes strukturave të tyre kanë nxjerrë një informacion në opinionin publik, për ta shantazhuar Vuçiç dhe për t’i çuar mesazh BE, se Vuçiç nuk është ai që shihni në takimet zyrtare, por është protagonist i veprimeve kriminale. Shkrimi i New York Times është për t’i treguar Vuçiç se loja në të cilën ka hyrë, mes Amerikës, BE e Rusisë mund t’i kushtojë atij me ‘kokën e tij’- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi