Arrestohet e moshuara në Greqi, hodhi në kutinë e votimit dy zarfe me vota
Një e moshuar është arrestuar në Greqi gjatë procesit zgjedhor të së dielës , pasi dyshohet se ka hedhur dy zarfe në kutinë e votimit.
Ngjarja ka ndodhur në njësinë zgjedhore 426 , në zonën e Agjia Sofjes në Patra. Sipas informacioneve të mediave greke, një i afërm i saj i kishte dhënë një fletë votimi të plotësuar. Megjithatë, gruaja u hutua dhe hodhi në kutinë e votimit zarfin me fletën e përgatitur, si dhe zarfin që kishte marrë në qendrën e votimit për të votuar.
Me të marrë dijeni, përfaqësuesja gjyqësore thirri policinë për veprën penale të ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve.
E moshuara u arrestua dhe u dërgua në Komisariatin e Parë të Policisë ku i shpjegoi saktësisht se çfarë kishte ndodhur dhe më pas u la i lirë.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur