“Berisha është matrapaz politik”, Alket Hyseni: Gjen pretekste dhe s’pranon humbje
“Berisha është matrapaz politik, gjen pretekste për të mos pranuar humbjen”, kështu tha ASlket Hyseni i ftuar në Euronews Albania.
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni tha se dorëheqja ëhstë akti që tregon se dikush mban përgjegjësi dhe shtoi se në politik një akt i tillë është i domosdoshëm, në rast se e çon partinë që udhëheq drejt humbjes.
Ai tha se raste të tilla në Shqipëri janë vlerësuar, ndërsa duke komentuar Sali Berishën, ai tha se ky i fundit është përjashtim nga çdo rregull.
“Berisha është përjashtim nga çdo rregull. Logjika e tij nuk funksionon në këtë sistem. Volteri thoshte se preteksti është foleja e logjikës së matrapazëve. Në politik, Berisha është matrapaz politik.
Berisha doli ditën e dielë në mëngjes dhe e vlerësoi procesin si proces super demokratike, doli në dark dhe tha se kemi fituar, dolën figura të Partisë Demokratike që thanë kemi fituar dhe kur dolën rezultatet e Kamzës, Elbasanit dhe Vorës, deklaroi që është manipuluar. Ku ndodhi manipulimi? Ky është një pretekst për të mbajtur në karrige Berishën”,-tha Alket Hyseni.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq