Ambasadori i BE-së thirrje Maqedonisë së Veriut: Ndryshoni Kushtetutën

23 Maj 2023 | 11:20

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer, i ka kërkuar ligjvënësve maqedonas të bëjnë ndryshimet Kushtetuese, për të përfshirë pakicën bullgare në preambulën e saj.

Ndryshimet kushtetuese janë parashikuar në Marrëveshjen me Bullgarisë për zgjidhjen e kontesteve për gjuhën, identitetin dhe aspektet historike andaj edhe është kusht për vazhdimin e negociatave të vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

Ambasadori i BE-së tha se Maqedonia e Veriut ndodhet në një moment shumë të veçantë të historisë, pasi sipas tij, procesi i zgjerimit është vendosur si prioritet kryesor në agjendën e BE-së, që do të thotë se gjërat mund të zhvillohen shumë shpejt.

“Maqedonia e Veriut mund ta shfrytëzojë atë mundësi, për të qenë në gjendje të ecë përpara dhe hapi tjetër që duhet bërë është ndryshimi i Kushtetutës”, tha Geer gjatë një vizite në qytetin e Ohrit.

Ai theksoi se Shkupi ka hapur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian, por kjo rrugë mund të vazhdohet vetëm me ndryshimin e Kushtetutës.

“Kuptohet se po flasim për një vendim sovran që duhet të merret nga vendi juaj. Mirëpo, po flasim për një vendim thelbësor për të ecur përpara”, tha ambasadori I BE

Ai përmendi edhe nevojën për reforma, që sipas ambasadorit të bllokut evropian, janë kyçe për dinamizimin e procesit të integrimit evropian.

“Sa më shpejt të zbatohen reformat, aq më e shpejtë do të jetë hyrja e vendit në BE”, u shpreh Geer.

Në mars 2020, Bashkimi Evropian vendosi që të fillonte negociatat me Maqedoninë Veriut , por ky proces u bllokua nga Bullgaria duke kushtëzuar mbështetjen e saj me zgjidhjen e kontesteve mes dy vendeve. Bullgaria hoqi veton në vitin 2022 pas arritjes së marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut, me ndërmjetësimin e Francës.

Por, ndryshimet kushtetuese tani kundërshtohen nga opozita maqedonase. VMRO DPMNE ka thënë se Brukseli duhet të japë garanci se Sofja nuk do të paraqesë kushtëzime tjera në procesin e mëtejmë të integrimit evropian të vendit.

Ndryshimet kushtetuese miratohen me votat e 80 deputetëve nga 120 sa ka Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Shumica parlamentare ka 74 deputetë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: Marrëveshja me Iranin do të nënshkruhet nesër, Ngushtica e Hormuzit do të hapet për të gjithë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar në platformën e tij “Truth Social” se marrëveshja me Iranin pritet të nënshkruhet nesër dhe se menjëherë pas nënshkrimit,...
18:56 | 13/06/2026

SHBA-të përgatiten për reduktime të mëdha të kapaciteteve ushtarake në Evropë. Çfarë pajisjesh do të tërhiqen?

Po dalin informacionet e para se si Shtetet e Bashkuara do ta riorganizojnë praninë e tyre ushtarake në territorin e aleatëve të NATO-s në Evropë....
17:43 | 13/06/2026

Del foto e makinës me të cilën dyshohet se Armand Shaka transportoi dhe më pas zhduku trupin e Eglant Koçit

Kjo që shihni në foto dyshohet të jetë makina që Armand Shaka ka përdorur për të transportuar dhe më pas për të zhdukur trupin e...
14:44 | 13/06/2026