Ç’do ndodhë me PD pas 14 majit? Berisha: S’do e njohim kurrë rezultatin e zgjedhjeve
Mbledhja e parë e kryesisë së Partisë Demokratike që drejtohet nga Sali Berisha përfundoi pak minuta më tepër se sa fjala e Sali Berishës. Ky i fundit në mesazhin e tij, i qëndroi stok qëndrimeve për ta nisur analizën e zgjedhjeve të 14 majin nga vjedhjet e votave dhe presionet që iu bënë qytetarëve nga pushteti i lidhur me krimin.
“Po ndjekim dhe do ndjekim deri në fund për të vërtetuar çdo shkelje ligji, dhunim vote në këtë proces zgjedhor. Nuk mund të njohim ne kurrë rezultatin e zgjedhjeve të dominuar nga komisionerë të paligjshëm”,-tha Sali Berisha, kreu i rithemelimit në PD
Nuk ka shumë detaje se kush foli pas Berishës në ato pak minuta që vijoi pa praninë e kamerave, por qëndrimet me tone kritike u shpalosën para se të niste mbledhja, nga dy prej anëtarëve të kryesisë.
Belind Këlliçi foli për proces reflektimi që duhet t’i përfshijë të gjithë.
“Sigurisht është një periudhë reflektimi, për çfarë nuk ka shkuar mirë brenda nesh. Nga ana tjetër nëse flasim për zgjedhjet duhet të themi se zgjedhje të lira e të ndershme nuk ka pasur”, -tha Belind Këlliçi, ish-kandidat për Bashkinë e Tiranës
Në të njëjtën linjë dhe ndoshta pak më e ashpër ishte Jozefina Topalli që në zgjedhjet e 14 majit ishte drejtuese politike për qarkun e Lezhës.
“E para këto nuk ishin zgjedhje, e dyta pushteti nuk do ndalet dhe e treta, opozita nuk bëhet me modelin e ish-kryetarit”, – tha Jozefina Topalli, anëtare kryesie
Jashtë kamerave, disa deputetë të tjerë demokrat shprehën bindjen se Partia Demokratike dhe opozita në tërësi ka nevojë për riformatim në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme të 2025-ës të rikthehet fituese përballë maxhorancës socialiste.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme