“Në Himarë do kemi sërish zgjedhje”, Kocaqi: Beleri s’mund të jetë kryebashkiak

23 Maj 2023 | 16:41

Historiania Elena Kocaqi u tregua e prerë ndërsa u pyet në rast se Fredi Beleri do të mund të ishte krybashkiak i Himarës.

E ftuar në Euronews Albania Kocaqi tha se nuk do ishte e mundur që Beleri të kryente funksionin e tij si kryebashkiak i Himarës, pasi ai është në një proces penal, i cili mund të zgjasë edhe dy vite dhe edhe sikur në fund të rezultojë i pafajshëm sërish Himara nuk do mund të qëndrojë dy vite pa kryebashkiak ndaj zgjedhjet do të përsëriten.

“Jo, nuk besoj. Nuk besoj sepse ka një proces penal të hapur dhe sikur ky proces të zgjasë të paktën dy vjet apo dhe pas dy viteve sikur të shpallet i pafajshëm sipas ligjeve që janë në fuqi, zgjedhjet duhet të bëhen brenda vitit në Himarë sepse duhet të ketë një kryetar bashkie atje, pasi nuk mund të rrinë pa një kryetar bashkie.

Nëse ai do të shpallej fajtor ai nuk duhet të jetë fare në politik, edhe nëse do ishte do duhej të jepte dorëheqjen, ndërsa në lidhje se si do të vazhdojë, me arrest në burg apo me arrest në shtëpi, kjo do të shikohet, çfarë është e rëndësishme është se në Himarë do të kemi sërish zgjedhje”,-tha Elena Kocaqi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024