E trishtë| Ndërron jetë futbollisti italian, bie aksidentalisht në një kanal
Gabriele Galani, futbollisti 24-vjeçar i cili ishte kapiteni i ASD Piccardo Traversetolo, humbi jetën për shkak të një aksidenti fatkeq. Ai ra në një kanal në Amsterdam ndërsa ishte duke ecur me miqtë e tij. Zhdukja e tij nuk u vu re menjëherë, pasi ai ishte duke ecur disi më mbrapa.
Kur Galani u gjet nga zhytësit në ujë, gjendja e tij ishte kritike. Ambulanca u thirr menjëherë dhe ai u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetonte dhe ndërroi jetë pak orë më vonë.
Policia ka nisur një hetim pas vdekjes së 24-vjeçarit, thuhet se oficerët kanë parë pamjet nga kamerat e sigurisë.
Hetuesit kanë apeluar gjithashtu për informacion nga kushdo që mund të ketë qenë dëshmitar i ngjarjes. “Detektivët janë në kërkim të dëshmitarëve që dinë më shumë se si viktima përfundoi në ujë”, tha policia në një deklaratë.
ASD Piccardo Traversetolo, një ekip i kategorisë së 5-të në Itali, postoi një homazh për Gallanin në rrjetet sociale.
LEXONI GJITHASHTU:
Thëllëzat i ndryshuan jetën, fermeri u kurua me vezët e tyre dhe e ktheu në biznes
Gazetari: Basha do rikthehet, Rama ka ende një punë fundit për të
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale