Shkëlzen Berisha të ka kërkuar favore? Alibeaj: Nuk e kam lejuar kurrë

24 Maj 2023 | 16:56

“Nuk kam qenë kurrë me parimin e Xenit për t’u paguar për gjithçka”,  kështu i është përgjigjur Enkelejd Alibeaj  ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e ka akuzuar më herët se është paguar me një shumë prej 220 euro nga Rama.

I ftuar në studion e Eruronews Albania, Alibeaj tha se parimi i Xenit, Shkëlzen Berishës është ai për të cilin e ka akuzuar edhe SHBA dhe arsyeja se pse u shpallën non grata familjarisht.

“Nisem nga fakti se çfarë është thënë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili e ka dizejnuar non-grata atë dhe familjarisht, për minim të demokracisë dhe për korrupsion të demokracisë. Të përdorësh këto 220 euro, nga kush, nga ku dhe pse?

Është një gjuhë që Sali Berisha ka përdorur gjithmonë. Është kjo gjuhë e vjetër sovjetike, si fletërrufetë e famshme, kjo meriton dhe do meritojë vetëm këtë lloj përgjigje”,-tha Enkelejd Alibeaj.

I pyetur në rast se Shkëlzen Berisha i ka kërkuar ndonjëherë ndonjë favor Alibeaj tha se jo, pasi aio vetë kurrë nuk ka lejuar t’i kërkonin të tilla favore.

“Jo, nuk më ka kërkuar. Sepse nuk kam lejuar. S’më kishte pyetur njeri më parë. Por unë nuk kam lejuar askënd. Gjithmonë edhe për shkak të edukatës sime familjare edhe për shkak të edukatës politike, si dhe për gjërat që kam arritur në jetë unë besoj te puna dhe te ndershmëria”,-tha ish-drejtuesi i komanduar i PD.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024