Basha në krye të PD? Gështenja: Kemi nevojë për një figurë që i bashkon demokratët

24 Maj 2023 | 20:23

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja i ftuar në Euronews Albania tha se është e nevojshme që në krye të Partisë Demokratike të vendoset një person që do jetë i aftë të bashkojë demokratët.

I pyetur nëse ky person mund të ishte Lulzim Basha, Gështenja tha se Basha dha dorëheqjen që të mos thellohej përçarja në PD, por përçarja u thellua.

“Nuk e di qëllimin dhe lëvizjen e zotit Basha. Nuk e kam informacionin se cila është qëllimi i lëvizjes së tij. Ajo që unë do them është se nuk dua të futem në emra, por dua të them se Partisë Demokratike i duhet një njeri, një menaxher që të bashkojë demokratët.

Unë di që zoti Basha dha dorëheqjen që të mos thellohet çarja në Partinë Demokratike dhe që të bashkohen demokratët. Unë nuk e di që sot demokratët të jenë të bashkuar. Nuk e di qëllimin e lëvizjes, por di të them se kërkohet një lider i ri, që t’i bashkojë demokratët, jo t’i ndajë”,-tha Lefter Gështenja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 4 qershor. Një sasi e...
12:55 | 04/06/2026

Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Violand Braçellarin, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë...
11:30 | 04/06/2026