Gazetari zbulon çfarë i tha ambasadorja Yuri Kim ministrit të Ramës për zgjedhjet

25 Maj 2023 | 10:55

Gazetari Lavdrim Lita, i ftuar në Euronews Albania tha se ambasadorja e Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim nuk është e kënaqur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Shqipëri.

Sipas tij përfshirja në zgjedhje e non gratave nuk është parë me sy të mirë nga SHBA, e këtë gjë duket se ambasadorja ia ka shprehur një ministri të qeverisë Rama.

“Ambasadorja Yuri Kim ka bërë deklarata për mosbashkëpunim me non gratat, jo vetëm, për Berishën, por edhe për tre kampionët elektoral të Ramës. Ajo nuk është e kënaqur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe këtë ia ka shprehur një ministri të qeverisë Rama dy ditë më parë, ku ka thënë se nuk janë të kënaqur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe se s’i shkuan zgjedhjet.

Duke parë se non gratat kanë pasur një rol aktiv në zgjedhje, jo vetëm rritja galopante e Tom Doshit,  e cila ndodh për shkak të një aleancë me Partinë socialiste, ata janë në simbiozë”,-tha gazetari Lavdrim Lita.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026