Fredi Beleri ankimon masën e arrestit, kërkon pushimin e çështjes në GJKKO

25 Maj 2023 | 11:45

Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi ankimojnë vendimin e Shkallës së Parë të Gjykatës së Posaçme, që i la në burg me akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje e kryer në bashkëpunim.

Beleri kërkon pushimin e çështjes, me pretendimin se nuk ka asnjë provë që ta përfshijë në veprën penale për të cilën akuzohet.

Ndërkohë, Kokaveshi i kërkon Apelit të Posaçëm masë më të butë se “arresti me burg”, me pretendimin se situata e tij shëndetësore i rrezikon jetën në izolim. Pritet që Gjykata e Apelit të hedh shortin që të përcaktojë emrin e gjyqtarit që do të shqyrtoje çështjen.

Aktualisht Beleri ndodhet në burgun 313 të Tiranës, ndërsa Kokaveshi në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026